Sport

Ja kujt i’a dedikuan golat futbollistët e Istogut

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 25 November 2020

Istogu e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 2-1, në sfidën e luajtur në kuadër të xhiros së 12-të të Grupit A të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘Troftat’ i realizuan Yoan Olivier në minutën e 19’ dhe Qendrim Jahaj në minutën e 75’,

Të dy këta futbollistë golat e shënuar ndaj skuadrës gjakovare i’a kanë dedikuar anëtarit të tifozerisë istogase ”Gjimmat”, Labinot Aliaj, që para disa ditësh ndërroi jetë.

-Advertisement-

Aliaj ishte tifoz besnik i klubit të Istogut për vite me radhe.

Më poshtë keni postimin e klubit të Istogut./Gazeta inFkus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera