Fokus

Ja ku përfundon ish drejtori i hekurudhave

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 24 September 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kësaj partie, se fundmi iu ka bashkuar edhe ish drejtori i hekurudhave Gani Lahu.

Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjëtin e tij social facebook, shkruan gazeta inFokus.

Gani Lahu është kontabilist dhe auditor i çertifikuar me përvojë si në punime studimore ashtu edhe në institucionet lokale e qendrore në vend. Ndër të tjera, ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave, ka punuar si këshilltar në kuvendin komunal në Vushtri dhe ka qenë pjesë e auditorit të brendshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural. Në luftën e UÇK-së ka marrë gradën major dhe ka qenë themelues i qendrës stërvitore të UÇK-së në ZOSh në Zhilivodë. Sot Ganiu dëshiron të bëhet pjesë e Lëvizjes duke kontribuar në programin tonë për bujqësinë.

-Advertisement-

Bashkë me Aziz Bicin i uruam mirëseardhje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!” është shprehur Kurti në postimin t tij./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera