Lajme

Ja ku ndodhet Milan Radojiçiq

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 19 December 2018

Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i cili dyshohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ndodhet në Kopaonik të Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Sipas informatave që ka Policia, Radojiçiq ndodhet në Kopaonik”, ka thënë Rashit Qalaj, drejtori i Policisë para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.

Ndryshe më 23 nëntor, njësitë speciale të policisë kosovare arrestuan katër persona, tre prej cilëve të dyshuar në lidhje me vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, por nuk arritën ta kapnin edhe Radojiçiqin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera