Lajme

Ja ku ndodhej Ilir Meta gjatë protestës së opozitës

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 13 May 2017

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në Bashkinë e Skraparit dhe të inaugurimit të fillimit të punimeve të rrugës Skrapar-Përmet.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Gledion Rehovica, Silva Caka,  Fidel Ylli, Kryetari i Bashkisë së Skraparit,  Nesim Spahiu etj. Gjatë ceremonisë së hapjes së sezonit Turistik, Bashkia e Skraparit kishte organizuar edhe një panair me produktet ushqimore bio të zonës.

Lidhur me fillimin e ndërtimit të rrugës Përmet-Skrapar,  Meta u shpreh se kjo është një rrugë mjaft e rëndësishme dhe një shpresë mjaft e madhe për zhvillimin e gjithë zonës dhe do të bëj të mundur lidhjen e luginës së Osumit me luginën e Vjosës, si edhe lidhjen e Beratit me Gjirokastrën nëpërmjet Skraparit dhe Përmetit.

-Advertisement-

“Ne sot inaugurojmë edhe fillimin e punimeve të rrugës Skrapar-Përmet, që është një rrugë mjaft e rëndësishme dhe një shpresë mjaft e madhe për zhvillimin e gjithë kësaj zonë, është një rrugë e cila lidh dy nga luginat më të bukura të vendit tonë, atë të Osumit dhe të Vjosës, e që do të shumëfishojë fluksin e vizitorëve dhe turistëve duke qenë një mënyrë dhe një unazë që do të lidhi në një rrugë krejt të re dhe shumë interesante edhe dy qytetet e UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, përmes Skraparit dhe Përmetit”,- u shpreh Meta

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera