Ja ku i fshehin paratë të pasurit nëpër botë
Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 13 Qershor 2017
Në vitin 2007, një IT ka gjetur informacione të detajuara rreth thesarit të fshehur prej rreth 30.000 klientëve të bankës private”HSBC Bank “, filiali zviceran i gjigantit britanik bankar, dhe fshehurazi ia ka dorëzuar qeverisë franceze.
Të dhënat që përfundimisht u bënë publike si “„Swiss leaks“”, përfunduan në duart e autoriteteve dhe gazetarëve, shkruan “Washington Post”.Tani këto të dhëna, së bashku me “dokumentet e Panamasë” u janë dhënë hulumtuesve të universiteteve të ndryshme për të parë botën e fshehur të evazionit fiskal.
Një raport i ri i bërë nga hulumtues nga vendet nordike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdor informacionin nga Zvicra dhe nga Panamaja, për të treguar se si evazioni fiskal global është ndoshta më serioz sesa mendohej më parë.
Sipas vlerësimeve paraprake, një shumë ekuivalente me rreth 10% të produktit të brendshëm bruto (PBB) në nivel global është fshehur nëpër strehë taksash. Në mesin e këtyre vendeve, të cilat veprojnë me ligje që garantojnë llogaritë sekrete janë Singapor, Hong Kong, Luksemburg, Ishujt Kajman, Bahamas dhe natyrisht edhe Zvicra.
Vetëm ajo arrin rreth 40% pasurisë offshore të botës.Këto vlerësime tregojnë se njerëzit më të pasur ikin atje ku mund të paguajnë shumë më pak se sa duhet. Edhe pse rreth 3% e taksave personale janë të fshehur në vendet skandinave si një e tërë, familjet me më shumë se 40 milionë dollarë ose 0.01% të shpërndarjes së pasurisë, kanë fshehur rreth 30% të barrës tatimore personale.
Ata paralajmërojnë se këto të dhëna mund të dëshmojnë se sa serioze është kjo dukuri në vende të tjera, ku sundimi i ligjit është më i dobët.Evazioni fiskal është vështirë të hulumtohet nga shkencëtarët, sepse, si në çdo punë, njerëzit janë duke bërë përpjekje serioze për të fshehur veprimet e tyre.
Metoda më e zakonshme e hetimit të evazionit fiskal është rishikimi periodik, por shkencëtarët thonë se ata nuk e ndajnë gjithmonë në mënyrë adekuate madhësinë e evazionit fiskal në mesin e të pasurve.Nga njëra anë te pasuria e ultra të pasurve është e komplikuar mbledhja e të dhënave të sakta.
Për më tepër ultra të pasurit përdorin mënyra për evazionin fiskal, të cilat janë të vështira për tu kapur nga rregullatorët, për shembull, formimi i një serie të kompanive offshore në botë për të mbuluar pronarin e vërtetë.
Sipas studiuesve, gjetjet e tyre ndoshta do të thonë se ekonomistët janë nënvlerësuar në mënyrë të konsiderueshme nga pabarazia. Nëse 0,01% kanë 30% më shumë pasuri se sa tatimet e tyre të deklaruara kjo do të thotë se pabarazia është edhe shumë më e madhe.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...





























