Lajme

Ja ku do të lindin gratë shtatzëna në Kosovë në rast se preken nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 10 April 2020

Gratë shtatzëna të cilat eventualisht do të preken nga koronavirusi Covid-19 në Kosovë, do të mund të lindin pa probleme në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Kjo klinikë tashmë ka izoluar një repart të veçantë ku janë improvizuar dy salla të lindjes, një për lindje normale dhe një sallë për lindje me operacion.

Drejtori i KOGJ-it Dr. Jakup Ismajli, ka treguar detajet për përgatitjet që janë bërë në ditët e fundit në këtë klinikë.

-Advertisement-

Ai ka thënë për Gazetën Shneta se janë të gatshëm për përballojnë situatën nëse do të ketë gra të prekura nga koronavirusi.

Ismajli ka treguar se në këtë repart do të pranohen vetëm gratë që janë të konfirmuara pozitive me analiza laboratorike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera