Lifestyle

Ja koha e saktë kur duhet të bëni dush që të ndiheni më pak të stresuar dhe të flini më mirë

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 17 July 2024

Pas një dite të ngarkuar, asgjë nuk e kalon ‘përqafimin’ qetësues të një dushi të ngrohtë për t’u çlodhur dhe përgatitur për gjumë.

Jo vetëm që hek papastërtinë e përditshme, por gjithashtu ofron përfitime për shëndetin tone, shkruan Express.co.uk.

Ekspertët tani thonë se bërja e dushit në mbrëmje mund ‘të përmirësojë ndjeshëm aspekte të ndryshme të shëndetit dhe jetës tuaj të përditshme’.Ngrohtësia ngushëlluese e ujit lehtëson muskujt e tensionuar dhe qetëson mendjen, duke shkrirë stresin dhe ankthin e ditës. Kjo qetësi kontribuon në gjumë më të shpejtë dhe më të thellë.

-Advertisement-

Specialistët kanë vënë në dukje disa arsye bindëse pse duhet të lahemi përpara se të flemë.

Së pari, pastërtia në kohën e gjumit mund të rrisë cilësinë e gjumit tuaj, siç mbështetet nga kërkimet.

“Një dush i ngrohtë para gjumit ndihmon në uljen e temperaturës bazë të trupit, një sinjal natyral për trupin tuaj se është koha për të fjetur. Ftohja e shpejtë e trupit tuaj pas daljes nga një dush i ngrohtë shkakton përgjumje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera