Lajme

BE-ja kërkon formimin e Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 09 March 2018

Dialogu teknik ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe do të vazhdojë që nga data 19 deri më 21 mars.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Ajo ka kërkuar gjithashtu formimin e Asociacionit si marrëveshje e arritur në Bruksel, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

“Që nga fillimi duhet ta kenë të qartë dy palët që Asociacioni duhet të zbatohet pa vonesa. Kjo vlen edhe për të gjitha marrëveshjet e tjera që janë arritur”, tha Kocijançiq për Tanjug.

Asociacioni e kërkoi edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Madje ai bëri thirrje te Lista Serbe që nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet, atëherë ta rrëzojnë qeverinë.

Ndryshe zëdhënësja e Komisionit Evropian ditë më parë në një përgjigje për lajmi.net nuk kishte treguar datë për vazhdimin e dialougt në nivel të lartë. Pra ndërmjet presidentëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera