Lajme

Ja kë do ta luftoj Policia në vitit 2019

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 19 December 2018

Afrim Karaxha nuk është suspenduar për publikimin informacioneve për djalin e shefit të AKI-së, por për shkak të qasjes pa leje në sistemin e të dhënave.

Kështu tha drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i bëri gjatë raportimit sot në Komisionin për Punë të Brendshme, ku bashkë më të ka raportuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

“Polici që është suspenduar ka pasur disa hyrje në sistem, të cilat i ka arsyetuar që ka qenë krejt normale, meqë ai ka hyrë dhe ka bërë verifikim për një person me kërkesë të patrullës në terren. Dhe është dyshuar dhe dyshohet, por mund të them se edhe është konstatuar që personi në fjalë ka ndërhyrë dhe ka nxjerrë informata nga sistemi, nga data-baza që është ndërhyrje e paautorizuar në sistem të klasifikuar. Kjo është arsyeja pse është suspenduar dhe jo materia pse ka dalë, por hyrja në sistem që e konsiderojmë si informatë të klasifikuar”, tha ai.

-Advertisement-

I pari i Policisë së Kosovës, gjatë raportimit të tij ka thënë se fokus kryesor për vitin 2019 e kanë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai ka folur edhe për nevojën për shtimin e numrit të policëve në Njësitë Speciale, ku një gjë të tillë e ka paralajmëruar se do ta bëjnë vitin e ardhshëm.

“Meqenëse, pas analizave që i kemi bërë, kemi konstatuar që numri aktual është i pamjaftueshëm për kryerjen e punëve operacionale në situata të ndryshme që mund të na paraqiten dhe është qëllimi jonë që numrin e njësive speciale ta dyfishojmë deri në fund të vitit të ardhshëm” u shpreh ai.

Ndërkohë që Kosova dështoi të anëtarësohet në Interpol këtë vit, Qalaj u shpreh se ende nuk kanë vendosur nëse do të aplikojnë vitin e ardhshëm për anëtarësim në këtë organizatë të sigurisë, ndërkohë që ka dhënë edhe arsyet për këtë mëdyshje.

“Për vitin e ardhshëm ende jemi në fazën e analizimit a do të aplikojmë apo jo, meqë mbahet në një shtet që është jo njohës për Kosovën”.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme të ofrojë mbështetje për Policinë e Kosovës, që sipas tij të zgjidhen disa gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën, ku ai ka përmendur çështjen e dhomës së dëshmive.

Ai ka pasur kritika edhe sa i përket Policisë së Kosovës, ku ka thënë se janë disa raste të dhunës në familje ku nuk ka pasur mbrojtje të mjaftueshme./Gazeta inFokus./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera