Fokus

Ja huq “Dulla”, thotë se bisedoi me drejtorin e Aviacionit Civil për mundësinë e trafikimit të drogës përmes ajrit

Autori: Halil Berisha 19:24 | 04 November 2019

Avdullah Hasani, gjatë qeverisë Haradinaj, mori postin e udhëheqësit të Task Forcës kundër narkotikëve dhe sigurinë në shkolla,

Në kuadër të kësaj pozite, Hasani, ka mbajte shumë takime me zyrtarë të ndryshëm, shkruan gazeta inFokus.

E krejt këto takime, kujdeset që edhe të i publikoj në rrjetin e tij social në Facebook.

Por, kaq i kujdesshëm nuk ishte edhe shkrimin që e publikoj pas takimit me Eset Berishën, drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Këtu, Hasani, thotë që bisedoi për mundësinë e trafikimit të drogës përmes hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Kënaqësi të takoja Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës z. Eset Berisha, ku biseduam për mundësinë e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës. Gjithashtu biseduam edhe për sigurinë në Aviacionin Civil përmes mjeteve ajrore me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të jashtë ligjshme, me theks të veçantë të narkotikëve”.

Por, si duket, dikur e vërejti gabimin, dhe e ka larguar tërësisht postimin. /Gazeta inFokus/

 

Të tjera