Lajme

Ja fotot e zyreve të LSI-së pas shpërthimit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 23 June 2017

Shkatërrohet zyra e LSI në Durrës, pas shpërthimit me eksploziv gjatë natës, vendosur nga persona ende të paidentifikuar.

Policia njofton se ngjarja është regjistruar natën në zyrën e LSI që ndodhet në lagjen 18 pranë kryqëzimit të shkollës së fizkulturës “Benardina Qeraxhia”.

Pas shperthimit te zyra e LSI Durres
Pas shperthimit te zyra e LSI Durres

Dje pasdite LSI pati mitingun e vet përmbyllës të kësaj fushate elektorale në qytetin e Durrësit.

-Advertisement-

lsi

Informacion paraprak nga policia

Ne datë 23.06.2017, Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 kanë vendosur dhe shpërtheu një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të nje subjekti politik.

lsi2

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera