Ja edhe sa miliona euro duhen për veteranët
Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 08 September 2017
Qeveria e ardhshme e Kosovës do të përballet me një sfidë të madhe. Sigurimi i pensioneve për veteranët e luftës, numri i të cilëve po rritet për çdo ditë.
Ata për muajin që shkoi kanë marrë vetëm nga 50 euro pasi që Qeveria në detyrë nuk ka pasur mjete për t’i paguar ata pasi që rishikimi i buxhetit nuk mund të bëhet nga institucionet në detyrë.
Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress thotë se momentalisht çështja e veteranëve është e ngrirë , pasi që nuk ka mjete për ta dhe se këtë obligim e ka Qeveria e re.
Ai sqaron edhe të gjithë situatën për buxhetin për pensionet e veteranëve të luftës.
“Buxheti i ndarë për veteranët për vitin 2017 ka qenë 38 milionë euro dhe pagesat janë bërë me rregull me përjashtim të muajit të fundit, për shkak se tash numri i veteranëve ka mbërri mbi 33 mijë e 178. Ka qenë një vendim i përbashkët që e kemi marrë në Zyrën e Kryeministrit së bashku me Ministrinë e Punës , Shoqatat iu kemi ndarë 1.7 milion euro sa ka qenë mbetja në mënyrë lineare gjithë veteranëve edhe me këtë është përmbyll buxheti që është ndarë. Për të plotësuar nevojat tjera që janë këtë vit edhe për shkak të mos funksionimit në kohë të Komisionit për riklasifikim nevojiten edhe diku rreth 27-28 milionë euro . Këto mjete tani për momentin nuk janë për veteranët . Por Qeveria në momentin që vjen edhe Kuvendi të bëhet funksional , ata kanë mundësi ta rishikojnë ligjin për Buxhet edhe Ligjin për veteranët në mënyrë që ta plotësojnë këtë kërkesë ose mi nusin që është sivjet që të vazhdohet të jetë funksional Komisioni për riklasifikim në mënyrë që me qenë brenda rregullatives dhe brenda marrëveshjes me FMN-në”, tha Krasniqi.
Ai thotë se Komisioni duhet të formohet dhe të bëhet klasifikimi i listave në mënyrë që veteranët të mos mbesin pa pensionet e tyre pasi që ata nuk janë fajtorë për situatën e ndodhur.
Në lidhje me këtë çështje Krasniqi shpreson se do të gjendet një mirëkuptim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe se Qeveria e re duhet t’i rishikojnë ligjet e lartpërmendura të klasifikojnë listat, ose në të kundërtën duhet të gjejnë fonde për veteranët.
“Besoj që në çdo variant, cili do që të jetë vendimi për çështjen e veteranëve fondet mund të gjinden. Po është mirë të përfundojë ky proces për arsye që ky proces do të ketë ndikim jo vetëm këtë vit por edhe vitin e ardhshëm…. Nëse duam të jemi brenda objektivave me FMN-në me programet që i kemi harmonizuar me ata duhet shpejt me u bërë këto dy veprime në mënyrë që së paku në buxhetin e vitit 2018 me qenë një buxhet i qëndrueshëm duke i përfshirë edhe veteranët . Nuk ka zgjidhje tjetër. Edhe FMN-ja duhet me ta kuptojë. Por në rast se nuk ndodh riklasifikimi, Qeverisë i mbetet ta plotësojë kërkesat që janë ligjore. Pavarësisht po themi tani obligimeve me FMN-në e që besoj edhe për këtë do të gjendet një mirëkuptim”, tha Krasniqi.
Ndryshe, në njërën nga mbledhjet e Qeverisë në detyrë, është diskutuar për mungesë buxheti për veteranët e që kryeministri në detyrë ka thënë se kjo çështje duhet të rregullohet së shpejti në mënyrë që veteranët të mos mbesin pa pagat e tyre.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...