Rajoni dhe Bota

BE-ja e Britania arrijnë marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 19 March 2018

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë arritur mirëkuptim për një pjesë të madhe të marrëveshjeve që do të hapin rrugën për largimin zyrtar të Britanisë nga kjo organizatë.

Negociatorët e Brexitit, Michel Barnier dhe David Davis kanë thënë se janë pajtuar për disa rregulla në një periudhë tranzicioni, duke e quajtur këtë si një hap vendimtar, shkruan Infokusi.

Mirëpo, ende ka çështje që presin diskutim, siç është kufiri verior i Irlandës.

-Advertisement-

Periurdha e tranzicionit pritet të zgjasë nga 29 mars 2019, deri në dhjetor të vitit 2020, dhe ka për qëllim lehtësimin e rrugës për një bashkëpunim të së ardhmes.

Barnier bëri të ditur se u arrit marrëveshje për të drejtat e 4.5 milionë qytetarëve me nënshtetësi të BE-së, që jetojnë në Britani, dhe po ashtu marrëveshje lidhur me 1.2 milion britanikë që edhe pas Brexitit jetojnë në BE.

BE dhe Britania po shpresojnë se këto rregulla do të nënshkruhen nga Kryeministrja Theresa May në samitin e kësaj jave të liderëve të BE-së. /INFOKUSI.COM/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera