Lajme

Ja deri kur mund të regjistroni për votim jashtë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 15 May 2017

KQZ përmes një komunikate për media ka njoftuar se periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës ka filluar sot(15 maj) dhe do të përfundoj më 22 maj 2017., transmeton Infokusi.com

Ekzistojnë 3 mënyra të regjistrimit si votues jashtë Kosovës, përmes postës; përmes e-mailit dhe përmes fax-it.

Postimin e plotë të KQZ-së mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se Periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës ka filluar sot, 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017.

Gjatë kësaj periudhe, keni mundësi të aplikoni për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes tri mundësive: përmes postës; përmes e-mailit dhe përmes fax-it.

Nëse ju aplikoni për tu regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin duhet ta dërgoni vetëm për veten tuaj, përmes llogarisë elektronike personale (e-mail)dhe më së shumti, ju njoftojmë se aplikacioniet mund t'i dërgoni për rrethin e ngushtë familjarë dhe jo për personat tjerë.

Për më shumë informacione vizitojeni faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera