Ja dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Ohër (Video)
Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 04 July 2017
Tërmeti prej 3,7 ballëve që ndodhi në orën 4 të mëngjesit, duket se ishte vetëm paralajmërim për lëkundjen e radhës në orën 13 e 18 minuta. Tërmeti prej 5 ballëve, sipas Rihterit, ishte më i fuqishmi në vargun prej 800 lëkundjeve në dy javët e fundit në rajonin e Ohrit. Momenti i lëkundjes është kapur nga kamerat e disa shitoreve.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të fshatit Kosel dhe në thellësi prej më pak se 10 kilometrash. Për këtë arsye lëkundjen e kanë ndier qytetarët aq fuqishëm. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por janë paraqitur dëme materiale. Ka oxhaqe të rrëzuara, mure të dëmtuara, si dhe bojlerë të shkëputur nga vendi.
“Isha duke shkuar te disa miq dhe makinën e parkova këtu. U bë dëm i madh. Ishte e tmerrshme. Lëkundeshin shtëpi. Mbi makinën binin tulla, i shikoja derisa po binin. I shikoja shtëpitë duke u lëkundur. Ka dëme të mëdha… – u shpreh një qytetar.
“Gjatë lëkundjes filloi të bie muri, të bie llaçi. Lart është katastrofë. Vajza shtatëvjeçare iku jashtë dhe ende gjendet atje derisa ta pastroj llaçin. Muri është i çrrënjosur tërësisht. Nuk është një ditë, po bëhen dhjetë ditë. Le të qetësohet më – tha një qytetare tjetër.
Shumë qytetar të Ohrit me orë të tëra kanë qëndruar në rrugë, duke mos dashur të kthehen në shtëpitë e tyre.
Situata më e tensionuar është paraqitur te kopshtet e fëmijëve. Në momentin e lëkundjeve gjatë pushimit të pasdites, përkëdhelëset i kanë zgjuar nga gjumi duke i nxjerrë jashtë. Kopshti “Biljana” ka dëme, mure të plasaritura, vrima të hapura dhe llaç.
Fëmijët u shtrinë për të fjetur në pushimin e pasditës. Që të gjithë me zë të ulët i zgjuam dhe duke i mbajtur në dorë i nxorëm jashtë objektit. Vetëm në këtë objekt qëndronin mbi 100 fëmijë. Kishte prej tyre që nuk mund të ecnin. Ishte tmerr! Kjo është një gjendje me të cilën përballemi për herë të parë. Tentuam t’i nxjerrim fëmijët jashtë, e më pas t’u japim ujë të ftohtë – deklaroi Roze Kosteska, drejtore e kopshtit të fëmijëve në Ohër.
E në disa vende të periferisë së qytetit, dëshmitarët kanë fotografuar rrëshqitje të gurëve nëpër rrugë. Dëme janë vërejtur edhe në fshatrat përreth. Sipas informacionit të pakonfirmuar deri tani, te Sulfatorja mbi fshatin Kosel, gjegjësisht në afërsi të epiqendrës janë hapur disa vrima të reja për ku përhapet erë e pakëndshme nga thellësia e tokës. Ndryshe, me intensitet më të vogël, tërmeti është ndier në tërë territorin e Maqedonisë dhe vendet fqinje. Në situatë të këtillë, shkencëtarët thonë se askush nuk mund të tregojë saktësisht nëse do të ketë tërmet më të fuqishëm , apo ngadalë toka do të fillojë të qetësohet.
Duhet të them se përvoja ime tregon se asnjëherë nuk guxojmë të themi nëse ky është tërmeti më i fuqishëm dhe se pas tij do të qetësohet. Nuk mund të themi se ky është maksimumi, por duhet të jemi të kujdesshëm – theksoi Miodrag Maniq, profesor universitar i Inxhinierisë së tërmeteve.
Në Ohër sot ka arritur ekipi i Institutit për inxhinieri të tërmeteve për të instaluar pajisjen për studimin e tokës. Në të kaluarën ka pasur lëkundje të fuqishme në rajonin e Ohrit, ku sipas supozimeve mund të ketë tërmet deri në maksimum gjashtë ballë. Epiqendra e tërmeteve të fundit është në lindje të liqenit dhe në të dy anët e malit Galiçicë.
Të tjera
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...