Lajme

Ja çka u diskutua në takimin mes Haradinajt dhe delegacionit të lartë të OSBE-së

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 31 January 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten ka pritur në takim delegacionin e lartë të OSBE-së.

Ky delegacion është kryesuar nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore dhe deputet në dhomën e Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe, Mark Pichard, dhe zëvendës shefin e OSBE-së në Vjenë, Mark Carillet.

Mësohet se kryeministri Haradinaj, i ka falënderuar të pranishmit për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja e ka dhënë për institucionet e Kosovës.

-Advertisement-

Haradinaj tha se bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së në Kosovë është në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Haradinaj së bashku me delegacionin e lartë të OSBE-së kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë takim palët janë dakorduar për forcimin e partneritetit të dyanshëm.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e këtij delegacioni e kanë falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme, duke siguruar se do të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera