Ja çka thotë këshilltari i Kadri Veselit për subjektet tjera politike
Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 09 October 2019
Adri Nurellari, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli ka kritikuar ashpër ata që akuzuan PDK-në dhe figurat e saj para zgjedhjeve, e që rezultoi me një fitore të VV-së.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është “i befasuar nga numri i zërvae publik që thanë se Kurti duhet të bëhet kryeministër”.
Ai shtron pyetjen, se ku ishin të njëjtit persona, kur Hashim Thaçi me PDK-në fitonte zgjedhjet në 2014 me 30.38% të votave, e thonin se shumica e qytetarëve kanë votuar kundër.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Jam i befasuar nga numri i madh i zërave publik të Kosovës, që janë bërë flamurmbajtës të legjitimitetit të votës, duke thënë që Albin Kurtit i takon medoemos që të bëhet kryeministër pas këtyre zgjedhjeve, meqenëse Vetëvendosja është e para me 25.5%. Kjo gjë në vetvete është e drejtë, por pyetja shtrohet se ku ishin këta pseudodashnorë të vullnetit të sovranit në vitin 2014, kur brenda një dite kutia e votimit u zëvendësua nga tavolina laramane e humbësve që krijuan VLAN-in?
Asokohe të njëjtët personazhe, jo vetëm që nuk e mbronin këtë parim të legjitimitetit kur bëhej fjalë për fitoren me 30.38% të Hashim Thaçit, por dilnin e thonin që shumica e qytetarëve kishin votuar kundër PDK-së. Ky krahasim nxjerr në pah dyfytyrësinë e këtyre njerëzve të cilët në mënyrë hipokrite për situata të ngjashme kanë mbajtur qëndrime parimore krejt të kundërta.
Prandaj sot “erdhi dita” që këta njerëz të kërkojnë falje ndaj Hashim Thaçit e PDK-së që u kanë pas hyrë në hak në vitin 2014 duke mbështetur haptazi koalicionin e humbësve të VLAN-it.
Po ashtu do të ishte e ndershme ose më saktë “erdhi dita” që të pranojnë meritën dhe shprehin falënderim ndaj Kadri Veselit dhe PDK-së sot për dy standardet e larta morale që kanë dëshmuar në politikë. Së pari duke refuzuar krijimin e një qeverie të re pas dorëheqjes së Haradinajt përmes zëvendësimit të AAK-së me PSD-në.
Së dyti duke pranuar humbjen e zgjedhjeve dhe opozitën pak orë pas përfundimit të zgjedhjeve edhe pse u siguruan 22.2% të votave. Vetëvendosja në 2014 me vetëm 13.6% të votave jo vetëm që nuk e pranoi verdiktin e popullit, por menjëherë u përpoq që ta bllokonte PDK-në me 6 muaj ngërç duke pranuar madje edhe koalicion me Listën Serbe për ta përmbushur këtë objektiv.
Të tjera
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...