Lajme

Ja çka thotë Bekim Jashari për PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 23 August 2017

Bekim Jashari tash edhe zyrtarisht është kandidat për kryetar të komunës së Skënderajt.

Jashari, djali i heroit Hamzë Jashari për herë të parë ka folur publikisht për kandidaturën e tij për të cilën ka thënë se është njëri ndër  vendimet më të vështira deri më sot.

Në një postim në rrjetin social Facebook Jashari ka thënë se do të mundohet që të jetë po ai Bekimi që ka qenë, si djalë i Hamzë Jasharit dhe anëtar i familjes Jashari.
Postimi i Bekim Jasharit:

Te dashur vëllezër e motra, të dashur qytetarë te Skenderajt, dhe po ashtu vëllezër e motra shqiptar kudo qe jeni,  këto ditë qe lamë pas kanë qen ditët me të vështira për mua dhe familjen time, ndoshta qe nga pas lufta e deri më sot, por duke i parë zhvillimet e diteve qe lamë pas, e posaçërisht kërkesën e qytetarëve qe unë te dalë për te parin e komunës tonë, morra guximin dhe vendosa qe te dalë si kandidatë i pavarur për kryetar te qytetit tonë. Ky vendim nuk ka qen fare i lehtë, përkundrazi ka qen një nga vendimet me të vështira deri me sot,  Prandaj unë kerkoj nga te gjithë ju qytetarë te Skenderajt dhe i gjithë kombi ynë shqiptar kudo qe ata janë sot te me kuptojn drejt për vendimin e marrë. Unë do mundohem të jem po ai Bekimi qe ju e njiheni si djali i Hamëz Jasharit dhe anëtar i familjes Jashari, Te dashur qytetarë te Skenderajt pa dashur te hyjë me thellë se si do te përfundojn zgjedh jet e 22 tetorit,  Unë prapë do jem siq kamë qen ne shërbim të vendit tim.  Dhe krejt ne fund me lejoni qe ta përshëndes vendimin e Partisë Demokratike per mos vënjen e kandidatit per kryetar në komunën ton.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera