Fokus

Ja çka parasheh Gjykata Speciale nëse vdes ndonjë nga të paraburgosurit! (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 14 January 2019

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave Para Dhomave të Specializuara të Kosovës (miratuar më 17 mars 2017, rishikuar më 29 maj 2017, hyrë në fuqi më 5 korrik 2017), në bazë të së cilës do të operojnë Dhomat e Specializuara (Gjykata Speciale) dhe Prokuroria Speciale është një akt nënligjor mjaftë I detajaur.

Ajo parasheh procedura të detajuara të hetimit dhe gjykimit, shkruan Gazeta inFokus.

Bile kjo rregullore ka paraparë edhe rastet e vdekjeve të të paraburgosurve, të akuzuarve apo edhe të vet gjyqtarëve të kësaj  gjykate.

-Advertisement-

Kjo rregullore parasheh se në rast vdekje të një personi të paraburgosur duhet të përcaktohet shkaku i vdekjes, e në rast konstatimi se vdekja nuk është natyrore i kalon çështja autoriteteve kompetente vendore.

Rregulla 60 e rregullores – Vdekja e një personi të paraburgosur

Në rast të vdekjes së një personi të paraburgosur nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara, Administratori përcakton shkakun e vdekjes dhe për këtë qëllim mund të urdhërojë hetimet dhe ekzaminimet e nevojshme. 2Në qoftë se konstatohet se vdekja nuk ka ndodhur për shkaqe natyrore, Administratori ia kalon çështjen autoriteteve kompetente vendore.

Ndërsa në rastin e vdekjes së një të akuzuari në Dhomat e Specializuara, rregullorja përcakton se trupi gjykues duhet të pushoj procesin kundër tij.

Rregulla 70 – Vdekja e të akuzuarit

1Në rast të vdekjes së një të akuzuari, trupi gjykues pushon procesin kundër të akuzuarit. 2Një vendim i tillë nuk cenon mjetet juridike që mund të kërkohen në cilindo sistem gjyqësor vendor.

E është rregulla 21 (paragrafi 2), ajo që përcakton procedurat në rast se si rezultat e vdekjes së një gjykatësi të Gjykatës Speciale numri I gjykatësve në regjistrin e tyre bie nën nivelin që mundëson funksionimin e duhur të Dhomave të Specializuara.

Rregulla  21- Dorëheqja ose vdekja e një gjykatësi.

(2) Pas dorëheqjes ose vdekjes së një gjykatësi, ose njoftimit për rrethana shëndetësore që nuk i mundësojnë gjykatësit të paraqesë vetë dorëheqjen, Kryetari njofton Autoritetin Emërues në rast se numri i Gjykatësve në Regjistër është nën nivelin që mundëson funksionimin e duhur të Dhomave të Specializuara. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera