Ja çka lexojnë fëmijët kosovarë
Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 07 March 2018
Era, një 12 vjeçare nga Prishtina, u mërzit shumë që nuk e gjeti në raftin e bibliotekës librin “Shtëpia magjike mbi pemë” nga Mary Pope Osborne. Të gjithë ekzemplarët e këtij libri në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë i kishin marrë fëmijët e tjerë.
Librat me fotografi, me fontin e shkronjave më të madh dhe ilustrime të ndryshme, sipas bibliotekistët Vjollca Duli, janë më të preferuarit për fëmijët kosovarë.
Ndërsa librat që nuk preferohen shumë janë lektyrat e obliguara nga mësuesit, të cilët sipas biblioteksistes janë më të pakuptueshëm për ta, shkruan Infokusi.
“Fatkeqësisht, lektyrat shkollore nuk po ndërrohen sepse ato nuk janë më tërheqëse për fëmijët e ditëve të sotme, kanë elemente të luftës dhe për këtë arsye fëmijët më shumë i blejnë librat që kanë më shumë imagjinatë, thotë Beqiri, shitës ambulantiv në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Kjo edhe duket të jetë arsyeja që viteve të fundit më së shumti preferohen librat e huaj. Këtë e konfirmojnë edhe në librarinë “Dukagjini”, shkruan Infokusi.
Sabahate Çavdarbasha nga “Libraria Dukagjini”, thotë se librat më të kërkuar nga fëmijët janë nga shkrimtarët e huaj siç janë: Zhyl Vern, Harry Potter, Mary Pope Osborne, Viktor Hygo dhe David Williams.
Ndërkaq nga veprat e shkrimtarëve shqiptarë që lexohen më së shumti janë ato të Viktor Canosinaj, ku fëmijët pasi e lexojnë për herë të parë një libër të tij, për një kohë të shkurtër i kërkojnë edhe librat e tjerë.
Fatime Mehmetaj, Shefe e punëve profesionale në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” thotë se në vitin 2017 numri i fëmijëve të regjistruar duke filluar nga ata parafillorë deri në klasën e nëntë është 1,200.
“Fëmijët, librat që i huazojnë nga biblioteka më shumë i marrin në shtëpi, mirëpo ka raste kur lexojnë edhe në bibliotekë, varësisht se si iu pëlqen më shumë”, thotë Mehmetaj.
Sipas të dhënave vjetore të nxjerra nga drejtoria e bibliotekës, numri i librave që përmbajnë fotografi dhe ilustrime për vitin 2017 është 4,422 ndërsa numri i librave në total gjatë tërë vitit është 18.485 libra.(Verona Buçolli)/Infokusi/
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...