Rozë

Ja çka bëjnë kolegët me këngën e re të Bleros (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 08 May 2017

Blero Muharremi dy ditë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri me titull ‘Për ty’, të cilin e solli në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.

Edhe pse ka pak kohë që është publikuar, kënga më e re e Bleros po pëlqehet shumë nga fansat e tij dhe jo vetëm ata, shkruan lajmi.net.

Janë edhe kolegët e Bleros dhe Muharrem Ahmetit ata të cilët po e vlerësojnë punën e artistit, po ashtu ata kanë bërë disa video të cilat Blero i ka shpërndarë në rrjete sociale.

-Advertisement-

Janë Daim Lala, Tringa Kay dhe artisti i ri Ismet Balaj ata të cilët e kanë renditur këngën e Bleros ndër më të preferuarat momentale, duke kënduar bashkë me të kudo që e dëgjojnë.

Për këtë këngë Blero ka bashkëpunuar me Uki Latifin dhe Prygon, kurse deri tani ka marrë vetëm komente pozitive nga të gjithë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera