Lajme

Ja cilin rekord theu qeveria Kurti për vitin 2021

Autori: Ermirë Berisha 19:11 | 05 January 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka paraqitur rezultatet e të arriturave për vitin 2021.

E arritura me të cilën mburret qeveria është numri i projektligjeve të miratuara nga ekzekutivi e të proceduara në Kuvendin e Kosovë, shkruan Gazet Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka treguar se për 40 javë qeverisje në vitin 2021, janë mbajtur 53 mbledhje të ekzekutivit, që kanë sjellë 434 vendime, prej tyre 119 projektligje, që sipas tyre, është numri më i madh ndonjëherë i projektligjeve të miratuara në qeveri brenda një viti.

-Advertisement-

“Përveç për nga numri rekord, kemi shënuar rritje edhe në cilësi, meqë shumë nga projektligjet janë të bazuara në opinionet e Komisionit të Venecias, që përbën një standard shumë të lartë. Në 14 vite për të cilat disponojmë shënime, viti 2021 është viti me numrin dukshëm më të madh të projektligjeve që ka miratuar Qeveria. Viti i dytë me radhë ka qenë viti 2008, me 89 projektligje të miratuara”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera