Lajme

Ja cili shtet ka panikë për mungesë të sheqerit

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 21 March 2022

Ka raportime se autoritetet janë duke vënë kufizime në sasinë e ushqimit që mund të blihet nëpër dyqanet ruse.

Transmetuesi britanik, BBC ka raportuar se ka pasur kërkesë sidomos për sheqer.

Në rajonin e largët lindor, Maritime, dyqanet kanë vendosur kufizime për blerje të deri dy kilogramëve të sheqerit, miellit, orizit, kripës dhe disa ushqimeve tjera.

-Advertisement-

Po ashtu është vënë kufizim në deri dy litra të blerjes së vajit dhe tri pako të ushqimit për foshnja.

Këto kufizime janë raportuar nga e përditshmja biznesore e Rusisë, Kommersant.

Në Kabarovsk, qytet në atë rajon, ka pasur panik të blerjes së sheqerit dhe ky produkt nuk shihet më në dyqane, kanë raportuar agjencitë lokale të lajmeve.

Megjithatë, zëvendësministri i Industrisë dhe Tregtisë, Viktor Yevtukhov, ka insistuar se “nuk ka probleme me sheqerin”, dhe se Rusia prodhon mjaftueshëm sasi për banorët e saj dhe se ka ndaluar eksportin e sheqerit.

Javën e kaluar, Shërbimi kombëtar i Statistikave, Rosstat ka thënë se çmimet e sheqerit janë rritur për gati 13 për qind.

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas pushtimin të Ukrainës, kanë dobësuar valutën ruse, rubla, dhe kanë rezultuar me inflacion, duke rritur kështu edhe çmimet e ushqimit./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera