Lajme

Ja cilat janë pozicionet e VV dhe LDK në bisedat për koalicion

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 19 October 2019

LDK dhe VV janë larg koalicionit që do të ndërtonte qeverinë e re.

Burime brenda dy partive kanë shpjeguar për PORTALI.info se posti i presidentit dhe udhëheqja e dialogut po i mban larg njëra-tjetrës këto parti.

Sa i përket presidentit, VV do që pas largimit të Thaçit, presidenti të jetë konsensual nga shoqëria civile ose akademia, derisa LDK do që ai të jetë Isa Mustafa.

-Advertisement-

LDK-ja e do gjithashtu postin e kryeparlamentarit dhe Ministrinë e Jashtme.

Ministrja e Jashtme, që do të jetë edhe zëvendëskryeministre, duhet sipas LDK-së të udhëheqë me dialogun.

Vjosa Osmani synon ta ketë ketë pozitë.

Vizita e saj e fundit në ShBA është arsye shtesë pse Osmani do të synojë udhëheqjen e dialogut.

Por me këtë nuk pajtohet asesi Kurti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera