Lajme

Ja cila parti sipas Isa Mustafës e fuqizoj më së shumti LVV-në

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 10 November 2021

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur mbi fuqizimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se këtu më së paku ka ndikuar vet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe më së shumti ka ndikuar Partia Demokratike e Kosovës, pasi sipas tij, të gjitha partitë në vend u bënë me Shpend Ahmetin në garën për Prishtinën në vitin 2013.

Sipas Mustafës, fuqizimi i VV-së nga PDK-ja ka ardhur për shkak të frikës që LDK po fuqizohet shumë dhe se do t’i fitonin zgjedhjet nacionale.

“VV-në e ka fuqizuar PDK-ja. Ajo e ka fuqizuar në vitin 2013 kur për një ditë janë organizuar votat e PDK-së, AAK-së, NISMA-s që pushtetin t’ia japin Shpend Ahmetit edhe pse unë atëherë si kandidat i LDK-së i kam pasur diku 10 mijë vota më shumë se Ahemti, mirëpo nga frika që ne po fuqizohemi shumë, dhe se do t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme nacionale, ia dhanë përkrahjen dhe ia dhanë kryeqytetin. Kryeqytetin nuk e ka fituar VV-ja por në bazë të përkrahjes me PDK-në”, është shprehur Mustafa, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Mustafa thotë se VV u fuqizua edhe më shumë kur PDK e rrëzoi qeverinë PDK-LDK në vitin 2017.

“Pastaj, PDK e ka rrëzuar qeverinë në vitin 2017, dhe rrëzimi i qeverisë atëherë i ka mundësuar që të fuqizohen edhe më shumë ata që kanë vepruar edhe kundër LDK-së edhe PDK-së në atë kohë”, ka thënë Mustafa.

Të tjera