Lajme

Ja çfarë uji do të pinë deputetët e Kosovës nga dita e sotme

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 25 November 2021

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka njoftuar për kampanjën që e ka ndërmarr Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, që të konsumojnë ujë nga rrjeti i ujësjellësit.

Pacolli ka thënë se më nuk do të blihet ujë dhe se nuk do të përdoren shishet e plastikes. Me këtë rast, sipas saj do të ulen edhe shpenzimet e parasë publike.

“Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë. Do të pimë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pinë mbi 80% e popullatës në Kosovë. Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj. Do të ulim shpenzimet e parasë publike. Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro”, ka njoftuar ajo. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera