Lajme

Ja çfarë u pyetën ushtarët e FSK-ës që u arrestuan nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 19 January 2019

Alen Ujkaniviq, bashkë me vëllanë e tij Anel Ujkaniviq, të dy pjesëtarë të FSK-së, po udhëtonin nga Leposaviqi për në Serbi për të vizituar familjarë këtë vikend.

Por, kalimi i kësaj pike kufitare për ta ka zgjatur tri orë. Ata janë ndalur nga forcat serbe për t’u marrë në pyetje.

Alen Ujkanoviq thotë se është intervistuar 40 minuta nga policët serbë.

-Advertisement-

“Më kanë pyetur për familjen time, punën time, për shkollën time fillore e të mesme. Më pyetën edhe për Akademinë Ushtarake dhe të gjitha informatat për ushtrinë. Më pyetën për serbët që punojnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Aleni.

Por, kjo nuk është hera e parë që ai është ndalur nga pala serbe vetëm pse është pjesëtar i FSK-së. Njëjtë kishte ndodhur më 1 janar, derisa ai po shkonte për të festuar në Serbi.

“Herën e parë nuk më kanë marrë në pyetje, vetëm më kanë ndalur një orë dhe m’i kanë kontrolluar dokumentet”, shton ai.

Përkundër ndalesave, ai thotë se i pëlqen puna që bën, por nuk e di edhe sa do të vazhdojë të jetë pjesë e FSK-së.

“Nuk e di, nuk e di, ndoshta. Dua të rri në Kosovë. Për mua është shumë mirë, ndjehem shumë mirë”, theksoi Alen Ujkanoviq për KTV-ën.

Pas orës 12, vëllezërit Ujkanoviq janë liruar dhe kanë vazhduar rrugëtimin e tyre. Për këto ndalesa ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i ka krahasuar me ato të regjimit të Millosheviqit. Ndalimin e tyre e ka dënuar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë menjëherë lidhur me këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera