Lajme

Ja çfarë u diskutua në takimin VV-LDK

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 27 January 2020

Takimi dy orësh në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe këtë herë përfundoi pa marrëveshje.

Burime të gazetës inFokus brenda takimit kanë treguar se marrëveshja nuk është arritur sepse LDK-ja nuk ka pranuar ofertën e Kurtit për të marrë dy ministri shtesë dhe jo postin e kryeparlamentarit.

Sipas burimeve Mustafa nuk hoqi dorë nga qëndrimet e tij të mëhershme dhe qëndrimet që i thanë edhe zyrtarët e LDK-së para takimit.

-Advertisement-

Po ashtu për postin e kryeparlamentarit nuk u dorëzua as lideri i VV-së, Albin Kurti.

Andaj edhe ky takim përfundoi pa ndonjë marrëveshje por u dakorduan për tu takuar përsëri.

Ka më shumë se 3 muaj që Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje por kjo ende nuk ka ndodhur.

E “mollë sherri’ në mes të këtyre dy partive po vazhdojnë të jenë postet një herë ai i Presidentit kurse tani përveç postit të Presidentit edhe ai i Kryeparlamentarit për të cilin asnjëra nga partitë nuk po lëshojnë pe. /Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera