Lajme

Ja çfarë thotë policia për therjen e mbrëmshme në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 15 June 2017

Dje portali infokusi.com kishte raportuar për një therje me thikë në Prishtinë.

Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se ende nuk asnjë të arrestuar ndërsa lidhur  me rastin është njoftuar edhe prokurori, transmeton Infokusi.com

Raportin e plotë të policisë së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Rr. “Dr. Shpëtim Robaj”, Prishtinë 14.06.2017-19:05. Viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore, pasi që (në rrethana ende të panjohura), i njëjti dyshohet se është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve edhe pse gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.”/INFOKUSI

http://infokusi.com/pamje-shume-te-renda-te-plagosjes-thike-te-nje-personi-ne-prishtine-video-18/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera