Lajme

Ja çfarë thotë policia për të vdekurin e mbrëmshëm në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 29 June 2017

Një person ka vdekur në Podujevë pasi është aksidentuar nga një veturë mbrëmë rreth orës 21:00.

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë të policisë së Kosovës, transmeton Infokusi.com

“Rr. “Fitorja”, Podujevë 28.06.2017-21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar kamionetën Fiat me targa lokale, ka goditur biçiklistin-viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në emergjencë e Podujevës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.”/INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera