Lajme

Ja çfarë thotë Mustafa për koalicionin LDK-AKR-Alternativa

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 17 May 2017

Kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur koalicionin LDK-AKR-Alternativa si më të mirin.

Ai po ashtu edhe kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin e ka quajtur si zgjidhjen më të mirë, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Mustafës bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Kryeministri i ardhshëm, prof. Dr. Avdullah Hoti, është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Ashtu siç është koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën. Është gërshetim i së resë, shkencës dhe ekspertizës kulminante biznesore. Është rruga evropiane. IM”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera