Lajme

Ja çfarë thotë Blerim Latfi për deklaratën e Borellit mbi ngjarjet e sotme në veri

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 13 October 2021

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se deklarata Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka qenë e ngutshme dhe e pakuptimtë.

Borrell deklaroi se Kosova nuk duhet të marrë aksione pa u konsultuar me BE-në dhe vendet Perëndimore.

Latifi ka thënë se deklarata e Borrell ishte nxitëse për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili më pas shkoi tek baza e Ushtrisë së Serbisë në Rashkë për të bërë deklarata nxitëse.

-Advertisement-

“Deklarata e Borrellit është e ngutshme dhe e pakuptimtë. Ai u ngut. E cilësoi si aksion etnik. Si duket vucic u nxit nga ai. Ai shkoi tek trupat e tij në Rashkë dhe pastaj bëri deklarata nxitëse retorike. Sic duket ka qenë një operacion kundër kontrabandës”, tha ai.

Reklamë

Latifi edhe më herët kishte thënë se aksioni policor kundër kontrabandës nuk mund të mbahet vetëm pse është kohë zgjedhjesh.

“Policia nuk duhet ta luftojë krimin e kontrabandën në veri në kohë zgjedhjesh! Sepse ndikohet rezultati elektoral. Afatet e operacioneve policore në veri duhet të mos përputhen me afatet elektorale! Pra, logjikisht i bie se krimi dhe kontrabanda mund të lulëzojnë të lira atje sa herë ne kemi zgjedhje”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera