Sport

Ja çfarë thotë autopsia e Maradones

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 26 November 2020

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, ka vdekur mbrëmë në moshën 60 vjeçare, shkruan Gazeta inFokus.

Maradona kohëve të fundit nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, madje ditë më parë i ishte nënshtruar një operimi në tru, të cilën sipas mjekeve thuhej se e kishte kaluar me sukses.

Megjithatë, argjentinasi nuk arriti t’i bënte ballë një sulmi në zemër, nga i cili edhe mbeti i vdekur.

-Advertisement-

Sipas raportimeve të mediave argjentinase, Maradona ishte në gjumë kur e kishte pasur sulmin në zemër dhe sipas tyre ai kishte vdekur në gjumë.

Kujtojmë që presidenti i Argjentinës ka shpallur tri ditë zije, në shenjë respekti për legjendën e kombëtares së tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera