Lajme

Ja çfarë tha Blerim Shala pas aderimit në PDK

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 18 May 2017

Blerim Shala u bë sot anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për media i uroj mirëseardhje Shalës, raporton infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni fjalimin e plotë të Shalës thënë në konferencë

-Advertisement-

“Vendimi për të mbetur në politikë ka qenë i vështirë , politika në Kosovë sot është vendi më i keq i mundshëm për të qenë.

Në këtë politike gjithçka dhe çdokush i nënshtrohet degradimit, mbase askush nuk ka fajel të mira për ne si politikanë dhe në masë të madhe ata kanë të drejtë.

Vendimi im për të hyrë në politike në vitin 1989 për mua dhe përfaqësuesit e tjerë të brezit tim te cilet u munduam të kontribuojmë në vënjën e themeleve të demokracisë dhe lëvizjes për pavarësi ka qenë gjithashtu i rëndë.

Megjithatë atëherë e kemi ditur se marrja jonë me politike është obligim ndaj qytetarëve të Kosovës dhe ndaj atdheut që kërkonte liri , transmeton Infokusi.com

Kohërat kanë ndryshuar për të gjithë ne, në vitin 1999 Kosova u bë e lirë dhe në të gjithë filluan një fillim të ri si popull si vend.

Në viti 2008, Kosova u bë shtet dhe në merituam një zhvillim që kishim synuar me shekuj me gjithë atë ne e dimë që nuk kemi pse të mburremi si politikë, dëshpërimi dhe zhgënjimi janë kategoritë më reale në poshtërimin e situatës në Kosovë, transmeton Infokuis.com

Ky vend qytetarët e tij duan që Kosova të ndryshoj që shteti i Kosovës të ofroj siguri për të gjithë , zhvillim ekonomik për të gjithë, perspektivë evropiane për të gjithë prandaj fillimi ri nuk është një parull politike, nuk është motot në një parullë politike.

Do të përpiqem me aq dijë përvojë dhe përgjegjësi që kam të kontribuoj prej sot e tutje si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës në mëkëmbjen e shtetit të Kosovës” /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera