Sport

Ja çfarë shuajnë mediat serbe për takimin mes Skënderbeut dhe Partizanit

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 25 August 2017

Mediat serbe vëmendja kryesore Grupit B të Europa Leagues i ka kushtuar takimit mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Mediat kryesore serbe i kanë kushtuar hapësirë të madhe shortit të Europa League, edhe për faktin se për herë të parë në historinë e futbollit serb, dy skuadrat kryesore marrin pjesë njëkohësisht në këtë fazë të turneut.

Por, në titujt e mediave vendase “Kurir”, “Blic” dhe “Tanjug” vihet theksi te fakti se Partizani i Beogradit është në një grup me Skënderbeun dhe për këtë do t’i duhet të udhëtojë në Shqipëri.

“Crvena Zvezda me Arsenalin dhe BATE, Partizan shkon në Shqipëri”, është titulli i “Tanjug”.

-Advertisement-

Ndërsa titulli i “Kurir” është “Partizan udhëton në Shqipëri, Ukrainë dhe Zvicër, Cervena Zvezda me Arsenalin, BATE Borisov dhe Koln”. /Panorama Sport/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera