Sport

Ja çfarë shkruan klubi i Lazios pasi Muriqi u nis nga Turqia për në Itali

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 13 September 2020

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, mesditën e së dielës është nisur nga Aeroporti Ataturk për në Romë, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi edhe zyrtarisht është larguar nga Fenerbahçe për tu transferuar te skuadra italiane, Lazio.

Ai ka kaluar nga gjiganti turk te ekipi nga kryeqyteti i Italisë për shumën e 20 milionë eurove.

-Advertisement-

Muriqi pritet të prezantohen javën e ardhshme, ku do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me Lazion.

E klubi italian përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook i ka uruar mirëseardhje sulmuesit nga Prizreni.

“Mirësevjen në Romë, Vedat”, shkruan Lazio në rrjetin social facebook.

Më poshtë keni postimin e klubit nga kryeqyteti i Italisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera