Lajme

Ja çfarë po rikthen lufta në Ukrainë sipas Ministres së Jashtme të Gjermanisë, Analena Bearbok

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 14 March 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Bearbok, përsëriti në Sarajevë, Prishtinë dhe Beograd se Gjermania do të angazhohet më shumë në rajon dhe sipas korrespondentëve të gazetave gjermane, Ballkani është bërë sërish i rëndësishëm për shkak të luftës në Ukrainë.“Lufta e Rusisë i sjell Ballkanit vëmendje të re”, shkroi korrespondenti i Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili ndoqi vizitën e Bearbok në shtetet e Ballkanit.“Qeveria Federative e Gjermanisë dëshiron të angazhohet më fuqishëm, ne duhet të bëjmë më shumë, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ishin porositë që Bearbok përcolli në Sarajevë, Prishtinë dhe Beograd, shkruan gazeta.

“Sulmi ndaj Ukrainës i ka shqetësuar të gjithë” përmblodhi gazeta para se gjithash deklaratat e ministres boshnjake, Turkoviq dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Nga fjalimi i presidentit serb, Vuçiq, pas bisedave me ministren e Jashtme gjermane, kuptohet se ata të dy kanë kaluar nëpër të gjitha temat e diskutueshme në të cilat ka rol Serbia”, shkruan FAZ, duke thënë se Vuçiq ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogun me Prishtinën, si dhe se do të respektojë integritetin e Bosnjës, e gjithashtu edhe atë të Ukrainës.Në tekst theksohet se Burbock e ka vlerësuar si “veçanërisht të rëndësishëm” faktin se Serbia iu bashkua rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me të cilën u dënua agresioni rus.

-Advertisement-

Korrespondenti i Suddeutsche Zeitung shkroi se Bearbok në Beograd nënvizoi në veçanti tmerret e agresionit rus.

“Në fqinjësinë tonë po bombardohen ndërtesat e banimit, maternitetet dhe shkollat”, tha ajo.“Kjo porosi nuk ju përcoll jo vetëm Vuçiqit, por edhe popullatës serbe. Propaganda e luftës e pafiltruar e Kremlinit transmetohet kryesisht nga tabloidet në Beograd, shumë prej të cilave janë në varësi dhe kontrollë të Vuçiqit”, shkroi Suddeutsche Zeitung.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera