Lajme

Ja cfarë po bënin zyrtarët e Prokurorisë me 4Z në Rugovë

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 24 November 2018

Veturat zyrtare të Prokurorisë së Shtetit të cilat janë parë të shtunën në Bogë-Rugovë nuk po bartnin zyrtarët e shtetit për të kaluar vikendin në bjeshkë.

Pas raportimit të gazetës inFokus se 10 vetura me targa 4Z ishin parë në këtë pjesë të Kosovës, Prokuroria e Shtetit ka sqaruar se prokurorët dhe zyrtarët e caktuar për medie po qëndrojnë në një seminarë nga data 13 deri me datë 25 nëntorë.

“ Ju njoftojmë se veturat zyrtare të institucionit të Prokurorit të Shtetit, janë në Bogë-Rugovë, për shkak se kryeprokurorët, prokurorët e caktuar për media, si dhe, zyrtarët për Komunikim Publik, gjenden në seminarin trajnues për marrëdhënie me publikun, i cili është duke umbajtur në kuadër të zbatimit të Projektit SAEK2 në Hotel “Magra Austria” – Bogë\Pejë, 23, 24 dhe 25 nëntor 2018”, thuhet në sqarimin e këtij institucioni.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera