Fokus

Ja çfarë pagash ofrojnë Kroacia e Kuvajti për kosovarët

Autori: Xhejlane Kaçiu 15:44 | 09 April 2019

Interesimi i të rinjve kosovar për punë jashtë vendit sa vjen e rritet.

Ofertat nga vendet evropiane nuk mungojnë ndërsa edhe pagat duket të jenë mjaft konkurruese.

Sipas agjencive të ndryshme të cilat ofrojnë sigurimin e kontratave të punës jashtë vendit, 1,300 euro thuhet të jetë paga e një kamerieri/je ose banakiereje në Kroaci.

-Advertisement-

Përveç pagës, përfituesit e kontratës i sigurohet edhe akomodimi, ushqimi, kontrata e viza si dhe transporti.

Një mjeshtër i ndërtimit në Kroaci paguhet 5-6 euro orën, ndërsa kontratat 1 vjeçare të cilat sigurohen janë të rinovueshme.

Mësueset të cilat kërkohen të punësohen në Kuvajt për Kimi, Fizikë e Matematikë, paguhen deri në 2200 euro në muaj, u ofrohet kontratë 2-vjeçare.

Brenda një dite, vetëm në një agjenci të punësimit, rreth 100 persona interesohen për kontratë punë jashtë vendit.

Kështu i kanë thënë Gazetës inFokus zyrtarë të agjencisë së punësimit “Punësimi” nga Ferizaj.

Por ky është vetëm një nga dhjetëra agjencione të ngjashme që ofrojnë mundësi për kosovarët që të punojnë jashtë vendit.

Në bazë të dhënave në internet në të gjitha agjencionet ka një interesim të madh të qytetarëve për të ikur nga Kosova. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera