Sport

Ja çfarë ndodh me Bayernin dhe Barcelonën, nëse Liverpool fiton Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 04 May 2018

Nuk është vetëm finale, por më shumë se finale ajo e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit e Liverpoolit, që do të zhvillohet në Kiev me 26 maj.

Kjo për faktin se Reali po kërkon të rishkruajë histori duke e fituar 3 herë me radhë Ligën e Kampionëve dhe trofeun e 13 në histori.

LEXO EDHE: Vlora Çitaku krenare për performancën e Dua Lipës në Ligën e Kampionëve

-Advertisement-

Në anën tjetër, Liverpooli kërkon në Kiev të bëhet skuadra e tretë më e suksesshme në histori në Evropë.

“Të Kuqtë” duan të fitojnë për ta lënë prapa Barcelonën e Bayern Munichun.

Ekipi i Jurgen Klopp aktualisht numëron pesë trofe, aq sa kanë Barcelona dhe Bayern Munich dhe dëshira e tyre është që të fitojnë të gjashtin, për të plotësuar podiumin e skuadrave më të suksesshme në Evropë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera