Lajme

Ja çfarë moti do të mbretërojë javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 12 January 2019

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, është deklaruar për motin që të mbretëroj gjatë kësaj fundjave si dhe për javë e ardhshme, transmeton Gazeta inFokus.

Tahirsylaj ka thënë se Kosova do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit.

Sipas tij, temperatura minimale do të luhatet nga minus 9 deri minus 5 gradë Celsius, ndërsa më e larta nga minus 1 deri 2 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e  masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë. Për rrjedhojë moti do të jetë më reshje bore dhe me temperatura të ulëta gjatë kësaj jave të cilat do rriten nga fundi javës. Është një mot tipik dimëror. Temperatura minimale do të luhatet nga minus 9 deri minus 5 gradë Celsius, ndërsa më e larta nga minus 1 deri 2 gradë Celsius. Është mot tipik dimëror, ku është me reshje jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin”, ka thënë Syla.

Tahirsylaj po ashtu tregoi se kjo gjendje sinoptike është e paqëndrueshme, pasi të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet.

“Të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet, ndërsa të dielën dhe të hënën do të ketë ndonjë reshje sporadike jo në shkallë vendi. Prandaj na pret një javë tjetër më e mirë se kjo javë që po kalojmë”, u shpreh ai.

Eksperti i meteorologjisë, theksoi se këto reshje të borës e kanë efektin e vet pozitiv për kulturat bujqësore.

Të tjera