Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 08 January 2024
Dashi
Me Venusin dhe Marsin në harmoni të plotë, do të jetoni momente të papara. Do të zbuloni ndjenja që i keni harruar prej kohësh. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi shumë të mira për të nisur një raport të favorizuar nga yjet. Në sferën profesionale do ia dilni më së miri, ndonëse do të keni angazhime të shumta.
Demi
Në dashuri do të jeni më se të shpërblyer, partneri/ja ju adhuron dhe do të ndjeni një stabilitet të fortë në lidhjen tuaj. Për shumë prej jush është momenti për të folur për martesë, bashkëjetesë apo fëmijë. Ata që janë vetëm do të vijojnë me një njohje, por nuk ka ende diçka përfundimtare. Marsi dhe Saturni do ju japin grintën që ju duhet në punë.
Binjakët
Ndonjë mosmarrëveshje në familje do ju përkeqësojë humorin, por do e thoni në sy atë që mendoni dhe kjo gjë do ju shkaktojë probleme. Parashikohet një intensitet i madh me partnerin, i cili do ju vijë shumë në ndihmë. Ata që janë vetëm, do të jenë të rrethuar nga shumë miq dhe do të gjejnë një vlerësim të madh në grup. Disa pengesa në sektorin profesional, do ju pengojnë që të mbyllni një pazar apo investim. Mos u demoralizoni, nuk është larg momenti kur do të shpaguheni.
Gaforrja
Një tradhti për shumë prej të lindurve të kësaj shenje nuk do të jetë e lehtë për t’u pranuar, sidomos për ata që e kanë hapur zemrën për një partner/e të ri. Është e kotë të qani atë që ka ndodhur, më mirë ecni përpara. Një person i shtrenjtë mund të shfaqet në jetën e atyre që janë vetëm, duke i dhënë ngjyra asaj. Në sferën profesionale, mos u largoni nga detyrimet, por mundohuni të jeni të përpiktë.
Luani
Do të jetë një fillim jave e mbushur me të papritura gjatë të cilës nuk do të keni kohë për t’u mërzitur. Ndonjë e papritur me personin që dashuroni, mund t’iu hutojë. Ata që janë vetëm, në sajë të mbështetjes së Mërkurit dhe Venusit do të përjetojnë një pasdite, përtej çdo pritshmërie. Sa i takon punës, ndonëse nuk keni parë ende rezultate konkrete, shumë shpejtë do të vijnë shpërblimet, dhe në vlerë monetare.
Virgjëresha
Nëse jeni çift, tregohuni të gatghëm për të komunikuar dhe të bëni herë pas here tolerime të lehta. Ata që janë vetëm, do të bënin mirë të linin veten të lirë pa asnjë presion dhe ta jetojnë ditën si të tillë. Në sferën profesionale, kjo e hënë do të jetë super produktive dhe e organizuar, një pjesë prej meritës suaj dhe një pjesë prej Hënës, e cila mbron sektorin tuaj të punës.
Peshorja
Ndonjëherë është e vështirë të shkëputesh nga kujtimet, të pranosh ndryshimet dhe fundin e gjërave. Bëni mirë të vlerësoni më mirë, anën tuaj të mirë. Në mbrëmje do të dalin në pah disa momente të rëndësishme për jetën në çift. Disa nga ata që janë vetëm, mund të kenë të bëjnë me një ish-in e tyre, që nuk pranon të heqë dorë lehtë. Nëse keni nevojë për bashkëpunime në punë, zgjidhni dikë që e njihni mirë dhe që e dini se nuk do ju hapë telashe.
Akrepi
Mes çifteve gjatë kësaj dite do të konfirmohet bashkëpunimi dhe interesi i përbashkët, duke sjellë një intensitet perfekt dhe një lidhje të qëndrueshme. Për disa nga të lindurit e kësaj shenje që nuk kanë një gjendje të qëndrueshme emocionale, pranvera do të sjellë surpriza. Parashikohen të reja të rëndësishme në punë, të cilat duhet ti vlerësoni mirë para se ti merrni përsipër.
Shigjetari
Kuadri yjor nuk mund të thuhet se është pozitiv, por duke parë natyrën tuaj, dikush do të vendosë të ndryshojë diçka. Mund të ndodhë një krisje e madhe në çift. Është një moment i mirë edhe për ata që janë vetëm dhe që kanë tundime të reja. Priten zhvillime të reja sa i takon punës, por jo shumë premtuese. Një transferim në detyrë, mund të ndryshojë totalisht programet tuaja.
Bricjapi
Në dashuri ka ardhur momenti për të hedhur një hap të rëndësishëm, lidhur me personin që dashuroni. Për ata që janë vetëm, nuk priten gjëra shumë premtuese. Në punë, mundësitë për të bërë karrierë janë të shumta, ndaj duhen zgjidhje të vendosura.
Ujori
Perspektivat janë të mira për raportin në çift, ku pritet të hidhni dhe hapin e madh. Nisni të mendoni me shumë qetësi, por pa u nxituar. Ndikimi i Marsit, iu hap rrugën atyre që janë vetëm, të cilët mund të kenë takime entuziazmuese. Ndonjë ide gjeniale në punë, mund të zhbllokojë një situatë tuajën e cila është kyçe për të vijuar bashkëpunimin.
Peshqit
Në lidhjet sentimentale zyrtare, pritet një ditë gjithë humor dhe me pritshmëri të mëdha. Ata që janë vetëm, mund të kenë një takim të rëndësishëm, me një pacient potencial. Sa i takon sferës profesionale, pritet një ambient i favorshëm, i cili do të shkojë drejt përmirësimit.
Të tjera
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...
-
Eman Rrahmani: Doracaku ka qenë kancer i familjes, kjo është agjendë ideologjike e pushtetit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual...
-
Përurohet oda e familjes Gubetini në Vushtrri, prezent Lushtaku, Lladrovci e ish-ushtarak të lartë të UÇK-së
Ish-ushtarakë të lartë të UÇK-së janë bashkuar në përurimin e odës së familje...
-
Siguria e Kosovës temë në takimin Rutte-Erdogan, përmendet kontributi i Turqisë në KFOR
Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin ...
-
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga prokuroria
Lidhja e mijëra kontratave njëburimore ka ngritur shqetësime për korrupsion. ...
-
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për g...