Sport

Ja çfarë iu tha Zidane futbollistëve pas humbjes së mbrëmshme

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 21 January 2021

Real Madridi mbrëmë u mposht nga Alcoyanos në kuadër të Kupës së Mbretit, shkruan Gazeta inFokus.

‘Los Blancos’ humbën me rezultat 2-1, duke u eliminuar kështu nga kjo garë.

Kurse gjatë ditës së sotme lojtarët e Realit i janë rikthyer stërvitjeve, por para kësaj ata kanë mbajtur një takim me trajnerin Zidane, i cili ka pasur shumë pak fjalë pas humbjes.

-Advertisement-

“Ne të gjithë mund të bëjmë pak më shumë”, është shprehur tekniku francez.

Sipas lojtarëve, 48 vjeçari është treguar shumë më i qetë që kur ka marrë drejtimin e ‘Mbretërve’ për herë të dytë.

Real Madridi sfidën e radhës se luan të shtunën ndaj Alaves, në La Liga./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera