Sport

Ja çfarë i tha Ronaldo gjyqtarit pasi u ndëshkua me karton të kuq

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 20 September 2018

Gazetari i The Sun, Juan Furlanich, ka bërë të ditur se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i kishte thënë gjyqtarit se nuk kishte bërë asgjë pasi që ishte ndëshkuar me karton të kuq në debutimin në Ligën e Kampionëve me klubin e tij të ri.

Në ndeshjen e mbrëmshme, lojtari i Valencias, Jeison Murillo, kishte rënë në tokë pas një përplasjeje mes tij dhe Ronaldos. Portugezi e konsideroi atë si simulim dhe për t’i thënë që të ngrihej në këmbë, ia tërhoqi flokët.

Fillimisht, gjyqtari kryesor nuk e kishte parë incidentin, por pas bisedës me njërin nga gjyqtarët ndihmës, kishte vendosur ta ndëshkonte Ronaldon me karton të kuq. Ronaldo do të dënohet me një ndeshje automatikisht, pa të drejtë kundërshtimi, por mund të dënohet edhe për më shumë.

-Advertisement-

Tani, përmes analizimit të videove, është bërë e ditur se pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq, Ronaldo i kishte thënë gjyqtarit kryesor se nuk kishte bërë asgjë. Pas kësaj, ai ishte larguar nga fusha dukshëm i mërzitur dhe i zemëruar.

Tani, UEFA e ka konfirmuar se janë hapur procedurat disiplinore ndaj Cristiano Ronaldos pas incidentit të tij me Jeison Murillon në fitoren e Juventusit ndaj Valencias me rezultatin 2-0, dhe Ronaldo mund ta humbasë edhe ndeshjen në Old Trafford kundër ish-klubit të tij, Manchester Unitedin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera