Shëndetësi

Ja çfarë i ndodhë penisit tuaj pasi që merrni Viagra (Foto+18)

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 10 January 2020

A jeni brengosur ndonjëherë se çfarë i ndodhë trupit tuaj pasi që e pini një hap të vogël të quajtur Viagra?

Qysh nga lansimi i saj në vitin 1998, Viagra ka shpëtuar miliona jetë seksuale të meshkujve që vuajnë nga mos funksionimi i ereksionit.

Një studim i bërë nga Superdrug tregon se çfarë i ndodhë trupit të mashkullit brenda 24 orëve që e merr këtë medikament.

-Advertisement-

12 minutat e parë

Viagra shumë shpejtë i ka efektet e saj dhe mund të merr kohë vetëm 12 minuta për të i shkaktuar ereksion një mashkulli që ka këtë problem.

Pas 27 minutave

Nëse nuk ka ndodhur në 12 minutat e parë, atëherë ju do të keni një ereksion të fortë në gjysmën e parë të një ore.

Hulumtuesit kishin zbuluar se efekti mesatar i Viagres është vetëm 27 minuta.

Pas 57 minutave

Pasi që të ketë kaluar pothuajse në orë e plotë ju do të arrini ereksionin më të mundshëm pasi që droga e arrin përqendrimin më të lartë në gjak.

Kjo ndoshta është se përse ekspertët thonë se duhet ta përdorni Viagrën 1 orë para se të bëni seks.

Pas 4 orëve

Viagra e ka një jetëgjatësi prej 4 orëve, që do të thotë se pas 4 orëve që e keni marrë Viagrën efekti i saj zvogëlohet prej 50%.

Pas 10 orëve

Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe pas 10 orëve meshkujt mund të arrinin një ereksion të fortë.

Në fakt, kjo gjë ishte pothuajse aq e thjeshtë sa në 2 orët e para.

Pas 12 orëve

Shumë meshkuj mund të arrijnë ende ereksionin por nuk do ju zgjatë.

Koha mesatare e një ereksion pas kësaj kohe është rreth 16 minuta.

Pas 24 orëve

Pas një dite efektet e kësaj droge do të hiqen pothuajse të gjitha.

Veç kësaj, të gjitha gjurmët e kësaj droge do të zhduken nga qarkullimi juaj i gjakut, bashkë me nxitjen seksuale që ua mundëson kjo drogë.

Si funksionon Viagra?

Kur ju e gëlltitni atë në formë të një hapi, komponenti cGMP i hollon venat e gjakut duke e lejuar gjakun të qarkulloj më lehtë.

Prandaj, gjaku qarkullon më lirshëm në penis, duke e bërë më të lehtë për meshkujt të arrijnë ereksionin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera