Lajme

Ja çfarë gabime i gjen Gola Agjencisë së Akreditimit

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 24 January 2019

Vendimi nga Agjencia e Kosovës së Akredimit që të pezullohen 13 programe studimore në Universitetin e Prishtinës ka shqetësuar stafin akademik të këtij institucioni.

Me këtë rast, sociologu Ardian Gola, gjatë shikimit të këtij vendimit ka gjetur disa gabime drejtshkrimore në institucionin që janë të përkushtuar për ngritjen e cilësisë në arsim,shkruan gazeta inFokus.

“13 programe studimore të UP-së janë pezulluar nga një organ nacional, i cili në sajtin e vet zyrtar në katër rreshta shkrim bën tri gabime gjuhësore. E, madje, në rregulloren e punës, të cilën e ka miratuar përbërja aktuale e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, përkatësisht kryetari i saj, t’i qorrojnë sytë tri gabime drejtshkrimore ultraskandaloze: përdorimi përçudnues i parafjalës dhe ngatërrimi i shumësit. Nejse, i treti po themi se eshte teknik.. Po thonë që janë të përkushtuar për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë”, ka shkruar Gola.

-Advertisement-

Sipas tij gjysma e fjalisë është e shkruar gabimisht./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera