Sport

Ja çfarë do të ndodhë në minutën e 10’ të takimit ndërmjet Danimarkës dhe Belgjikës

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 17 June 2021

Pas pak fillon ndeshja ndërmjet Danimarkës dhe Belgjikës që do të luhet në kuadër të raundit të dytë në Grupin B, në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ndeshje nisë nga ora 18:00 dhe zhvillohet në ‘Parken Stadium’ në Kopenhagë të Danimarkës.

Tashmë gjithçka është gati për këtë duel dhe të dy kombëtaret kanë dalë në fushën e lojës.

-Advertisement-

Në minutën e 10’ të kësaj përballje do të ndalet ndeshja, dhe futbollistët e të dy kombëtareve do ti bashkohen tifozëve për një minutë duartrokitje për Chistian Eriksenin, i cili në takimin e parë me Finlandën pati sulem në zemër dhe për disa minuta hupi vetëdijen.

Eriksen tani është shendosh e mirë, por nuk do të mund ti ndihmoj Danimarkës në ballafaqimin me Belgjikën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera