Lajme

Ja çfarë bërë kosovari me 100 euro të cilat i gjeti në rrugë

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 08 November 2019

Me 21 tetor Kujtim Salihu kishte gjetur 100 euro në rrugë.

Mirëpo pasi që askush nuk u lajmërua për to, Saliu kishte vendosur që këto para të i shfrytëzoj për një qellim humanitar, shkruan Gazeta inFokus.

Në një faqe në facebook, ai ka treguar se 100 euro e gjetura i kishte shpenzuar për  të blerë gjera ushqimore për familjet nevoj.

-Advertisement-

“Miq, pasi qe askush nuk u lajmerua (per se verteti) qe i ka humb ato pare me 21 tetor, siq edhe planifikova, bashke me koleget (me te cilet edhe i kemi gjet paret…100 euro…), dje shkuam ne Interex dhe blejtem gjera ushqimore, te cilat u munduam me i klasifiku per 4 familje ne nevoje…” ka shkruar Salihu.

Këto gjera ushqimore ai i kishte dërguara organizatës “ Nena dhe fëmijët e lumtur” , shkruan Gazeta inFokus.

“E pastaj ia derguam organizates “Nena dhe fëmijët e lumtur”, per perkushtimin dhe profesionalizmin e se ciles jemi shume mirenjohes (dhe te lumtur qe ekzistojne…)”, ka shkruar ai.

Më poshtë Gazeta inFokus ju sjellë foto si dëshmi se si shpenzoj ai parat e gjetura./Gazeta inFokus/


 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera