Lajme

Ja çfarë bënë francezët për regjisoren kosovare që mposhti kancerin

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 03 October 2019

Kosovarja që mposhti leukeminë, është nderuar në Paris duke ia vendosur fotografinë afër Kullës së Ajfelit në mesin e grave të tjera që luftuan kancerin.

Vitin e kaluar, Arlinda Morina u ballafaqua me një sëmundje mjaftë të vështirë, por regjisorja e filmit, për asnjë moment nuk është dorëzuar.

Artistja që të gjithë e njohim me emrin Liki e që karakterizohet për energjinë dhe talentin e dashurinë ndaj filmit, artit në përgjithësi, vuajti nga sëmundja e leukemisë (leukemia plasma cell).

-Advertisement-

Por, ajo sot është një nga heroinat e kësaj sëmundjeje të vështirë, pasi që Arlinda i është rikthyer jetës, shkruan Indeksonline.

Madje, fotografia dhe historia e saj është vendosur në Paris afër Kullës së Ajfelit në mesin e grave të tjera që luftuan kancerin.

Fotografi kjo e realizuar nga Boubkar Benzabat. Ndërsa ajo u vendos pikërisht në Ditën kundër Kancerit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera