Ja arsyet pse gërhitja sjell probleme shëndetësore më shumë për gratë sesa burrat
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 14 June 2021
Gërhitja është një problem që prek si burrat ashtu edhe gratë. Ajo ka të bëjë me një vibrim të strukturave të rrugëve të frymëmarrjes dhe bllokim të qarkullimit të ajrit. Tre arsyet kryesore që nxisin gërhitjen janë: mbipesha, duhani dhe alkoli. Sipas shkencëtarëve, sa më e madhe të jetë pesha trupore e njeriut, aq më e lartë do të jetë gërhitja.
Një studim britanik i kohëve të fundit, arriti në konkluzionin se zemra e një gruaje që gërhet dëmtohet më lehtë dhe më shpejt se ajo e burrave që gërhasin. Gërhitja e zhurmshme është alarmi i parë i apnesë bllokuese të gjumit, e cila prek miliona njerëz në botë. Apnea e gjumit ka të bëjë me ndërprerjen dhe bllokimin e frymëmarrjes gjatë natës. Ajo është faktor rreziku për shumë sëmundje dhe probleme shëndetësore siç është tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës apo metabolizimi i dobët i sheqerit në gjak.
Gjatë studimit, ekspertët britanikë analizuan të dhënat e plot 4,500 burrave dhe grave. Ata zbuluan se gjatë gërhitjes, zemra pëson ndryshime fizike të cilat ndikojnë edhe tek mënyra e pompimit të gjakut. Studiuesit, gjithashtu vunë re, se gratë ishin më të brishta ndaj këtyre ndryshimeve në krahasim me burrat. Zemra e një gruaje që gërhet zmadhohet më shumë, gjë që përbën një rrezik serioz për shëndetin dhe veçanërisht për atakun në zemër dhe isheminë.
Apnea E Gjumit Dhe Shëndeti i Gruas
Gërhitja është vetëm një nga mënyrat se si apnea e gjumit manifestohet tek njeriu. Gratë që gërhasin dhe kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë natës, vuajnë nga dhimbjet e kokës në mëngjes, luhatjet e humorit dhe përgjumje gjatë ditës. Në disa raste, një grua duhet të kryejë disa ndryshime bazë në stilin e jetesës për të pakësuar episode e apnesë së gjumit.
Për shembull, në disa raste, apnea e gjumit është më e fortë kur njeriu fle në kurriz, ndaj është e udhës që të përpiqeni të flini në anë. Alkoli duhet shmangur sidomos në mbrëmje. Një nga mënyrat më efikase për të parandaluar bllokimin e frymëmarrjes gjatë natës është të humbisni peshë.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...